RMV, vaksinat kineze duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se vaksinat kineze duhet të mbërrijnë më së voni deri në fund të shkurtit dhe se negociatat janë në proces negocimi dhe rregullimi. Maqedonia duhet të marrë 200 mijë doza nga prodhuesi kinez Sinofarm, ndërsa priten edhe vaksinat përmes sistemit Kovax, njofton Portalb.mk.
“Ministria e Shëndetësisë informon vazhdimisht. Normalisht një ditë e më parë, është e rëndësishme për ne. Pritjet janë nga fundi i kësaj jave deri në fund të javës tjetër. Lidhur me donacionin nga Serbia, në periudhën aktuale 8000 vaksinat e mbetura do të kompletohen”, tha Zaev.
Dje në Maqedoni mbërriti dërgesa e parë e vaksinave nga prodhuesi Pfizer, të cilën Serbia ia dha Maqedonisë. Me to së pari do të vaksinohet personelin mjekësor nga vijat e frontit në luftën kundër covid-19.
Ndryshe, vaksinimi fillon të mërkurën, ndërsa deri tani janë paraqitur 4.000 punonjës shëndetësor, prej të cilëve gjysmat janë në Shkup.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se 4.680 vaksinat e para nga Serbia janë vendosur në frigoriferë në Institutin për transfuziologji dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për imunizimin e popullatës.
Dërgesa e vaksinave i pranoi dje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nga delegacioni serb i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Shuma e përgjithshme që vendi duhet të marrë nga Serbia është 8000 vaksina.
“Gjatë ditës së nesërme do të përfundojë procedura e rregullt në Agjencinë e Barnave, pas së cilës vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punonjësit shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën Klinike në Shkup”, tha Filipçe në një konferencë për shtyp në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Përveç kësaj dërgese, pritet edhe marrja e 200,000 doza vaksinash nga Kina, për të cilat është nënshkruar marrëveshje.
Interes për vaksinim përmes aplikacionit online deri dje, kanë shpehur mbi 40,000 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë informoi se 12,652 persona për vaksinim janë regjistruar përmes mjekëve amë.
“Mekanizmi i parë është përmes mjekut amë që shqyrton dëshirën apo vullnetin. E dyta është ueb-faqja, e cila me futjen e numrit amzë e gjen dosjen e tij elektronike në sistemin “Termini im” sipas algoritmit të moshës, sëmundjeve kronike etj. U jep përparësi qytetarëve për vaksinim dhe njofton mjekët amë të informojnë qytetarin. Gati 70% e punonjësve shëndetësorë kanë shprehur interes për vaksinimin dhe ata do të jenë të parët që do të vaksinohen. Pastaj, personat e tjerë mbi 70 vjeç. Me trajtimin e sëmundjeve kronike, bëhet një listë për informimin e mjekëve amë, më tej mjekët amë duhet të informojnë pacientët e tyre dhe t’i pyesin ata nëse duan të vaksinohen dhe informacioni të futet në Termin Tim”, theksoi Filipçe.
Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Derisa shteti po i pret dozat e para të vaksinave, ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.
- LEXO: Bërnabiq: Pritet leje nga “Pfizer” që t’ia dhurojmë vaksinat Maqedonisë së Veriut
- LEXO: RMV, vaksinat megjithatë nuk do të arrijnë, Qeveria: Ngjarja shtyhet për një ditë tjetër
- LEXO: RMV, ueb-faqja për vaksinim edhe në gjuhën shqipe pas reagimit të Portalb
- LEXO: RMV, njëra ueb-faqe ku qytetarët mund të paraqiten për vaksinim është funksionale, tjetra akoma jo
- LEXO: Filipçe: Ekzistojnë dy mekanizma për vaksinimin, mjekët amë të përfshirë në proces
- LEXO: RMV, vaksinat antikovid dhe imunizimi i popullatës për momentin ngelin vetëm fjalë boshe