Zaev nesër pritet të pranojë vaksinat e para anti-kovid nga Vuçiq
Vaksinat e para në Maqedoninë e Veriut pritet të futen nesër në mëngjes përmes pikës kufitare në Tabanoc, si donacion nga Qeveria e Serbisë, transmeton Portalb.mk.
“Nesër në ora 10:00 në pikën kufitare Tabanoc do të arrijë dërgesa e vaksinave nga Republika e Serbisë”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
Qeveria sqaroi që vaksinat do të dorëzohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa do të pranohen nga kryeministri Zoran Zaev.
Këto pritet të jenë vaksinat e para anti-kovid që do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, përkundër që autoritetet janë shprehur të gatshëm të fillojnë me procesin e vaksinimit të popullatës, duke hapur edhe ueb-faqe për të aplikuar për vaksinim.
Ndryshe, sjellja e vaksinave si donacion nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.
Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Derisa shteti po i pret dozat e para të vaksinave, ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.
- LEXO: Bërnabiq: Pritet leje nga “Pfizer” që t’ia dhurojmë vaksinat Maqedonisë së Veriut
- LEXO: RMV, vaksinat megjithatë nuk do të arrijnë, Qeveria: Ngjarja shtyhet për një ditë tjetër
- LEXO: RMV, ueb-faqja për vaksinim edhe në gjuhën shqipe pas reagimit të Portalb
- LEXO: RMV, njëra ueb-faqe ku qytetarët mund të paraqiten për vaksinim është funksionale, tjetra akoma jo
- LEXO: Filipçe: Ekzistojnë dy mekanizma për vaksinimin, mjekët amë të përfshirë në proces
- LEXO: RMV, vaksinat antikovid dhe imunizimi i popullatës për momentin ngelin vetëm fjalë boshe