Tetovë, vazhdon greva e punëtorëve, qyteti shndërrohet në deponi

Punëtorët e Ndërmarrjes publike komunale në Tetovë edhe sot kanë qëndruar para drejtorisë së kësaj ndërmarrjeje për të kërkuar rrogën e tyre.

NPK ditë më parë u lëshoi atyre rrogën e nëntorit 2012. Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dje pati një takim me kryesuesit e kësaj ndërmarrje dhe u premtoi se do tu lëshonin nga Komuna  e Tetovës afër  3,5 milionë  denarë  që është e barabartë me një rrogë të punëtorëve, gjegjësisht të muajt dhjetor 2012. 

Më pas, ai ka thënë se nga gjatë javës  do tu paguhet edhe rroga e janarit  2013 para që do fitohen gjatë grumbullimit të mjeteve nga pagesa e qytetarëve  dhe më pas e këtij muaji.
Ata pasi u morën vesh,  më pas ata kanë ndryshuar  mendjen dhe përsëri e kanë vazhduar grevën duke thënë se greva do të vazhdoje  deri në marrjen e plotë të rrogave. Në ndërkohë qyteti mbetet i papastruar. 

Në një prononcim për Portalb, drejtori i NPK-së Ajet Murati tha se brenda ditës do të dalin me qëndrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button