Lady Gaga detyronte asistenten e saj të flinte me të

Të kalosh një natë në shtratin e Lady Gaga mund të jetë ëndrra e milion fansave të saj. Por mesa duket nuk është e njëjta gjë për Jennifer O’Neill, ish-asistenten personale të postar. Ajo ka paditur Lady Gaga se e ka detyruar të flejë me të në një shtrat gjatë gjithë turneut botëror.

“Isha në krah të saj 24 orë në 24, 7 ditë të javës. Kjo përfshinte edhe fjetjen me të në të njëjtin shtrat, sepse ajo nuk donte të flinte vetëm”, ka thënë O’Neill për “New York Post”. Netët “ekstra” me Lady Gaga nuk përfshinin seks apo ngacmime të tilla, por thjesht shoqëri gjatë turneut.

“Ndryshe nga gjithë të tjerët unë nuk pata kurrë një dhomë personale nëpër hotele. Më zgjonte në mes të natës për të ndryshuar dvd, sepse përtonte të ngrihej dhe ta ndryshonte vetë”, ka vazhduar ish-asistentja. Për netët “pa gjumë” O’Neill ka kërkuar si dëmshpërblim më tepër se 250 mijë euro.

Ndërkohë Lady Gaga ka shkruar në Twitter se është zhgënjyer nga sjellja e ish-mikes së saj:
“Titujt e të gjitha gazetave kanë nevojë për një shpjegim. ‘Ish asistentja’ është në të vërtetë ‘shoqja ime më e mirë në New York që kur isha 19 vjeç’. Është diçka e dhimbshme “.

Lajme të ngjashme

Back to top button