Mirësevini në hotelin më të ftohtë në planet, ku gjithçka përbëhet nga akulli (FOTO)

Mirësevini në hotelin më të ftohtë në planet që ndodhet në Kanada. “Hotel de Glace” në Quebec, Kanada, është siguruar që pritja për klienetelën të jetë drithëruese përsa i përket temperaturave, por kjo është mëse e pritshme kur sheh që e gjithë ndërtesa është e ndërtuar nga akulli.

Kjo ndërtesë e mrekullueshme që të duket sikur të fut në një tjetër dimension, krijohet çdo vit me tonelata bore dhe akulli, megjithatë çdo vit është përdorur një dizenjo e re dhe unike.


Kur hoteli hapi dyert muajin e kaluar, duke nisur sezonin e 13-të, vizitorët ngelën të habitur nga arkitektura e mrekullueshëm e akullt.

Tema e përdorur këtë vit ishte e frymëzuar nga udhëtimet e Zhyl Vërnit në qëndër të tokës duke u fokusuar tek bukuritë natyrore të stinës së dimrit. Pagesa për të vizituar këtë mrekulli vijon nga 399.50 deri në 549.50 dollarë për person. Xavier Dachez ishte fotografi që kapi pamjet e këtij hoteli unik.

Lajme të ngjashme

Back to top button