Mali i Zi i pari në Evropë për nga numri i rasteve të reja me COVID-19 në 100 mijë banorë

Mali i Zi tashmë dy javë është në vendin e parë në Evropë për nga numri i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) në 100 mijë banorë, mes 45 vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë javës së kaluar në Mal të Zi u regjistruan mesatarisht 573.3 raste të reja në 100 mijë banorë, ndërsa në mesin e 10 vendeve të para me situatën më të keqe epidemiologjike nuk ka asnjë vend të rajonit.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Mal të Zi tashmë po regjistrohet me ditë ndërsa për sot është caktuar konferencë e jashtëzakonshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për shëndet publik, ku do të njoftohen masat e reja. Paralajmërohet se do të ashpërsohen masat.

Gjatë dy javëve të fundit, si pasojë e koronavirusit në Shtëpinë e pleqve në Bijelo Pole humbën jetën 10 persona.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe për shkak të faktit se Mali i Zi ende nuk ka siguruar vaksinën kundër COVID-19, opozita kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Jelena Boroviniç – Bojoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button