Shkëndija fillon përgatitjet në Durrës, nesër luan kundër Patosit

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është akomoduar në Hotel Bonita në Golem të Durrësit ku do të qëndrojë 10 ditët e ardhëshme njoftojnë nga klubi tetovar.

Kushtet janë shumë të mira dhe temperatura e përshtatshme për të zhvilluar stërvitje. Qyteti i afërt i Kavajës do të jetë destinacioni ku skuadra do të stërvitet çdo ditë ndërsa sigurisht që edhe bregdeti i Golemit do të shërbejë për trajnerin Artim Shaqiri që të realizojë planet e tija gjatë fazës përgatitore njoftojnë nga Durrsi drejtuesit e Shkëndijës.

Nesër është planifikuar ndeshja e parë miqësore me skuadrën e ligës së dytë të Shqipërisë, Patosin, pasi siç konfirmojnë nga Durrësi skuadrat e superligës tashmë fillojnë sezonin dhe nuk kanë mundësi për ndeshje miqësore.

Gjatë qëndrimit dhjetë ditor në Durrës Shkëndija do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese përpara fillimit të kampionatit në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button