Këshilli i Evropës: Demokracia në Maqedoni me probleme të thella

Maqedonia ka probleme të thella me demokracinë në përgjithësi, si dhe me funksionimin e demokracisë parlamentare. Ky është konstatimi që përmes një propozim rezolute e ka sjellë Kuvendi i Këshillit të Evropës, duke u bazuar në dëbimin e 42 deputetëve nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit 2012.

“Asambleja parlamentare thirret për të vërtetuar se cilat ishin shkaqet që sollën deri te këto ndodhi, përse tensionet dhe konfliktet nuk munden të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe çka duhet të ndërmerret për tu tejkaluar problemi me qëllim që të përmirësohet dhe përforcohet demokracia në ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë”, thuhet në propozim rezolutën e nënshkruar nga një grup deputetësh të Këshillit të Evropës. 

Zhvillimet e 24 dhjetorit, vazhdojnë të jenë temë qendrore në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button