Gruaja më e moshuar në Evropë fitoi betejën me COVID-19

Murgesha 116-vjeçare Lucile Randon, e cila e mban titullin “më e moshuara në Evropë”, ka fituar betejën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në ueb faqen 20 minutes, Randon e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë.

Ajo pasi fitoi betejën me virusin u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më 11 shkurt do të festojë ditëlindjen e 117-të.

Ndërkohë, administrata e shtëpisë së të moshuarve përgatitet t’i organizojë një aktivitet me rastin e ditëlindjes së saj me pjesëmarrjen familjes së saj dhe kryetarit të bashkisë Toulon, Hubert Falco.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button