(FOTO) Të rinjtë vetë pastrojnë shkarravinat e bibliotekës së Tetovës

Të rinjtë aktivistë që veprojnë nën emrin “Ne jemi ju” mbrëmë kanë pastruar shkarravinat dhe grafitet në murin e bibliotekës së vetme në qytetin e Tetovës.

Nga kjo lëvizje thonë se me ndihmën e vullnetarëve kanë pastruar këtë tempull diturie i cili ishte lënë pas dore dhe nuk i ngjante një biblioteke.

“Neve nuk na u desh as projekt, as tender, as shirit dhe gërshërë e as aprovim të dikujt por na u desh vetëm fuqia e vullnetit të mirë. Disa telefonata për ti informuar vullnetarët dhe të gjithë ndamë nga një shumë simbolike nga xhepat tonë, kursime këto që na japin prindërit për shkollim, e ne kemi blerë mjete për pastrim dhe harxhuam dy orë për ta pastruar bibliotekën. Kaq duheshte, dhe tani biblioteka është e pastruar” thonë këta entuzijastë, duke përdorur sloganin e tyre ‘’Ne nuk themi hajt se kalon, por Ju ndihmojmë juve të dilni nga stadi i mendimit në stadin e veprimit’’


                                                       Biblioteka para pastrimit

Më tej, ata kanë theksuar se të gjithë kritikojnë institucionet përgjegjëse kur degradohet, dhunohet dhe nuk mirëmbahet prona publike apo prona të cilën shteti e ka ndërtuar nga taksat tona. 

“Përveç se lëvizim gojën për të bërë kritika ne nuk lëvizim trupin për të vepruar dhe mendjen për të menduar se ne jemi ato që duhet të mirëmbajmë pronën tonë. Përderisa ata nuk ndërtojnë objekte të reja, ne nuk duhet që ato ekzistueset ti degradojmë apo ti demolojmë. Pikërisht biblioteka e qytetit të Tetovës ka qene e demoluar nga brenda si pasojë e mos kujdesit nga institucionet përgjegjëse dhe e shkruar dhe shkarravitur nga jashtë nga qytetarë të pa përgjegjshëm” thonë nga Ne jemi ju duke vënë në dije opinionin se aktiviteti i tyre nuk
pushon. 


                                                                 Biblioteka pas pastrimit

Ne jemi Ju në Facebook

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button