Lewandowski futbollist i ri i Bayern Munchen

Sulmuesi titullar i Bayern Munchen të Pep Guardiolas do të jetë Robert Lewandowski. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin bavarez, sa i përket sezonit të ardhshëm, kur tekniku katalanas të ulet në stolin e Munchen.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, polaku, i cili ka një kontratë që skadon në 2014-n, do të shitet verën e ardhshme nga klubi i tij aktual.

Lewandowski pritet të jetë një nga përforcimet e para për Guardiolan, i cili ka firmosur me Bayernin një kontratë deri në fund të 2016-s, duke nisur nga sezoni 2013-2014. /portalb

Sulmuesi i Dortmund, që ka shënuar 18 gola këtë sezon (12 gola në Bundesliga dhe 4 në Champions League), ka qenë edhe në fokusin e Juventus, por mbi të gjitha një objektiv i Manchester United.

Klubi gjerman është pak më në avantazh se konkurrentët e tjerë dhe, me shumë mundësi, do ta kenë në dispozicion nga vera e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button