Kroaci, 25 të vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 25 persona ndërsa janë shënuar 276 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive në vend arrin në 2.748.

Midis tyre, 1.142 pacientë janë në spitale, nga të cilët 107 në respiratorë.

Deri më tani, janë raportuar 235.402 raste të infeksionit me koronavirus, nga të cilët 5.169 kanë vdekur.

Gjithsej 227.485 persona janë shëruar, nga të cilët 407 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vetë-izolim janë 13.535 persona.

Deri më tani janë kryer 1.228.609 teste të COVID-19 nga të cilat 5.249 në 24 orët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button