Bajramaj dhe Gjermania kampione të Evropës
Fatmire Bajramaj e ka shijuar edhe një titull kampioni me kombëtaren e Gjermanisë në futboll. Gjermania e ka mposhtur në finalen e Kampionatit Evropian për femra përfaqësuesen e Norvegjisë me rezultat 1:0.
Mittag në minutën e 49 shënoi golin e vetëm në ndeshje për titullin e Gjermanisë. Ky është titulli i gjashtë për kombëtaren gjermane të femrave.
Bajramaj në këtë takim ishte në bankën rezervë, por që futbollistja kosovare luajti rol të rëndësishëm për Gjermaninë deri në arritjen në finale.