Labënishti: Do rimëkëmbim Strugën

Kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës Arben Labënishti, ka zhvilluar mbrëmë takime me qytetarët e fshatit Kalish, Frëngovë dhe Ladorisht.
 
Ai para banorëve të këtyre fshatrave shpalosi arsyet pse duhet ata t’ia japin besimin më 24 mars si dhe ka kërkuar që të dalin të gjithë të votojnë që edhe në 4 vitet e ardhshme me Strugën të qeverisë kuadër shqiptar.

“Programi i Bashkimit Demokratik për Integrim në qeverisjen lokale të periudhës 2013- 2017, do të jetë një program mirë studiuar, një program i realizueshëm, program i cili në qendër ka qytetarin, ka rritjen e mirëqenies të familjeve tona, ka rritjen e mirëqenies të popullatës së Strugës, ky program përfshin të gjitha sferat edhe ato sektor të cilët janë të nevojshëm për zhvillimin bashkëkohor të qytetit tonë, duke filluar nga problemet e urbanizmit, nga rrugët, trotuaret, hapësirat e gjelbëruara, nga sistemi i ujit të pijshëm, nga sistemi i ujërave të zeza, nga mirëmbajta e qytetit ne kuptimin higjienik, problemet tjera me të cilat ne përballemi dhe do të arrijmë nesër për t’i realizuar. Janë problemet të cilat kanë të bëjnë me arsimin, ne duam një rini e cila do të arsimohet në mënyrë sa më cilësore, qe nesër kjo rini të marrë mbi shpatullat e veta të ardhmen e kombit dhe unë kam shumë besim te rinia jonë” tha mes tjerash Arben Labënishti.

Ai ka theksuar se një nga shtyllat e rëndësishme qe ka të bëjë me zhvillimin e Strugës është turizmi.

“Kemi një liqen të mrekullueshëm, të cilin duhet ta rruajmë, duhet ta ndërtojmë dhe aty duhet krijuar kushte më të mira për turizmin. Kemi një projekt i cili ka të bëjë me një studim urbanistik të zonës rreth plazhit duke filluar nga Radozhda deri tek lumi Sateska, për një turizëm më të mirë, besoj që nesër ketë do ta arrijmë” tha Labënishti.

Lajme të ngjashme

Back to top button