Deputetët kosovar, mbi 70 mijë euro për bileta e mëditje

Kuvendi i Kosovës për gjashtë muaj të këtij viti ka shpenzuar mbi 3.1 milionë euro. Këto shpenzime janë bërë për nga deputetët, administrata dhe stafi mbështetës politik.

Bazuar në raportin e gashtëmujorit të këtij viti, të cilin e posedon Kosova sot, deputetët në kategorinë me mallra dhe shërbime kanë shpenzuar 144 mijë euro, ndërsa administrata e Kuvendit ka shpenzuar 417 mijë euro, kurse stafi mbështetës politik 20 mijë euro.

Administrata e Kuvendit për këtë periudhë në kategorinë e investimve kapitale ka shpenzuar 2323 mijë euro. Për gjashtë muaj deputetët e Kuvendit të Kosovës për akomodim brenda vendit kanë shpenzuar 4,220.00 euro, ndërsa për bileta udhëtimi jashtë vendit kanë shpenzuar mbi 36 mijë euro.

Poashtu për mëditje për këtë periudhë deputetët kanë shpenzuar mbi 36 mijë euro, ndërsa për akomodim jashtë vendit janë shpenzuar 7 mijë e 910 euro. Ndërsa shpenzimet për telefona mobilë të Kuvendit duket të jenë të mëdha për gjashtë muaj të këtij viti, ngase janë shpenzuar 38 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button