Studim: Vaksina e AstraZeneca-s ul ndjeshëm infeksionet me COVID

Një vaksinë që lufton koronavirusin, prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ul transmetimin e virusit me dy të tretat. Të dhënat u bënë publike të mërkurën nga vetë universiteti.

Studimi megjithatë nuk është shqyrtuar nga të tjerë ekspertë të fushës, por sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock i tha rrjetit televiziv BBC se gjetjet janë “një lajm i mirë”.

Kjo i tregon botës se vaksina e Oksfordit funksionon mirë“, tha zoti Hancock, transmeton VOA.

Por gjatë ditëve të fundit vaksina është kritikuar nga të tjera vende evropiane. Disa zyrtarë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me mungesën e të dhënave mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit.

Organi më i lartë këshillimor shëndetësor i Francës rekomandoi që vaksina të përdoret vetëm tek personat nën moshën 65 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button