Rufi Osmani premton 20 milionë euro investime në Gostivar

Kryetari aktual i Gostivarit dhe kandidati për mandat të dytë në këtë komunë, Rufi Osmani sot në konventën e tij promovuese doli me një sërë premtimesh për elektoratin. Ai tha se garanton investime prej 20 milionë euro për rinovuar bulevardet, sallat e sportit dhe gjimnazin në Debresh, urrë të re si dhe gazifikim të Gostivarit.

“Pas katër viteve para jush dal me fytyrë të bardhë me raport për punën e bërë dhe me program të cilin do ta realizojmë deri në fund. Vetëm daltonistët politikë të BDI-së dhe personi NB nuk mund ta shohin këtë dhe gënjejnë se komuna e Gostivarit është e izoluar” tha Osmani.

Ai theksoi se me kolegët e tij ka arritur të rikthejë borxhe me lartësi prej 6 milionë eurove në këtë Komunë ndërsa marrëveshjen me Partinë Demokratike të Turqve e ka quajtur si “marrëveshje historike që rikthen vlerat e respektit të ndërsjellë”.

Sot në Gostivar u promovuan dhe kandidatët për këshilltarë në komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit. Fjalim kishin edhe kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Jusuf Hasani dhe ai i Tetovës, Izet Zeqiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button