Arifi: Bleni produkte tetovare!

Kandidatja për komunën e Tetovës, Teuta Arifi sot ka realizuar një vizitë në dy kompanitë më të suksesshme në Tetovë në kuadër të fushatës së saj elektorale dhe ka premtuar se me anë të fushatës “bleni produkte tetovare” do të kontribuojë për të pasur mirëqenie më të madhe ekonomike.

“Egzistimi i bizneseve të këtij lloji paraqet një stimul të pakontestueshëm në fushën ekonomike të komunës tonë, andaj dhe angazhimi im do të jetë në drejtim të përmirësimit dhe avansimit të infrastrukturës rrugore, të pastrimit të plehrave që pengojnë dhe ngushtojnë qarkullimin rrugor, dhe organizim e trafikut me qëllim qasjen sa më të lehtë deri te këto kompani. Procese të kësaj natyre kerkojnë partneritet me qëllim gjallërimin dhe përforcimin e zhvillimit biznesor në qytetin tonë, kurse paralelisht do të promovojmë dhe zhvillojmë dhe fushaten “bleni produkte tetovare”, iniciativa këto që në një afat kohor të mesëm do të rezultojnë me mirëqenie më të madhe ekonomike e sociale për të gjithë qytetarët. Sepse Tetova meriton ndryshe! ” tha Arifi para biznesmenëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button