BDI, DR dhe RDK me listë të përbashkët të këshillëtarëve në Manastir

Degët komunale të Bashkimit Demokratik për Integrim, Demokracisë së Re dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare në zgjedhjet lokale do të paraqiten me listë të vetme dhe kandidatë të përbashkët për anëtarë të Këshillit të komunës së Manastirit.

Siç kumtuan sot në konferencë për shtyp, promovimi i kandidatëve dhe bartësi i listës Afrim Jusufi do të mbahet nesër mbrëma në sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Manastir, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të udhëheqësive qendrore të tre partive shqiptare.

“Për këto zgjedhje lokale kemi arritur marrëveshje çfarë nuk është arritur plotë 23 vite ose prej kur ekziston pluralizmi në skenën politike shqiptare në Manastir. Rinia ka ndikuar mbi ndikimin që të bashkohemi dhe për këtë shkak në këto zgjedhje dalim me listë të vetme dhe me qëllim që të sigurojmë vende në Këshillin e komunës së Manastirit dhe të jemi pjesë e ngjarjeve politike në qytetin tonë”, tha Almira Koraq, zëdhënëse e BDI-së.

“Do të ofrojmë fushatë maksimalisht pozitive dhe të qetë. Do t’i promovojmë idetë për zhvillim të komunës dhe të ndikojmë për zgjidhje efikase të problemeve në nivel lokal”, tha Qani Xhezairi, kryetar i degës së Demokracisë së re në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button