Sadi Bexheti: Jemi për zgjedhje të lira dhe demokratike

Kandidati për kryetar i PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti sot ka pritur në një takim një delegacion nga OSBE/ODIHR të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2013, Per Nilsson dhe Jon Pearce.  

Gjatë këtij takimi është biseduar për rrjedhën e fushatës parazgjedhore dhe barrierat eventuale. Është biseduar për mënyrën e përfaqësimit në mediumet lokale dhe qendrore, për strategjinë parazgjedhore si dhe për angazhimin e përbashkët për të realizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Për këtë qëllim, ky mision ditën e zgjedhjeve do të ketë një numër të madh vëzhguesish, të cilat në komunikim të vazhdueshëm me kandidatët për kryetar do të evidentojnë të gjitha parregullsitë eventuale.

“Ne do të japim kontributin tonë maksimal, ashtu si në zgjedhjet e kaluara, për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, tha Bexheti.

Bexheti sot ka përcjellë për së afërmi rrjedhën e Ligës komunale në futboll që u themelua në shkurt të këtij viti në bashkëpunim me Lidhjen e sporteve shkollore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button