Teuta Arifi vizitoi repartin e gjinekologjisë në Tetovë

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës Teuta Arifi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në ditën e  8 marsit, ka vizituar repartin  e gjinekologjisë pranë spitalit klinik të Tetovës me ç`rast personelit të këtij reparti dhe nënave që kishin lindur ua ka uruar ditën e  8 marsit.

“Ishim në vizitë të këtij reparti,  i cili në të kaluarën ka pasur shumë pak mjeke shqiptar, kurse sot është një personel mjaft i respektuar. Me rastin e 8 marsit në vizituam edhe nënat, të cilët kanë lindur dhe kanë sjellë në jetë foshnja “, tha Arifi.

Arifi sot do të ketë  takim me bizneset lokale dhe tubim në sallën e Medicinës në Tetovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button