(Video) Milan vazhdon me fitore

Milani ka triumfuar në ndeshjen e parë të javës së 28 të Serie A duke e mposhtur në udhëtim Genoan 2:0.

Pazzini ka shënuar gol të bukur në minutën e 22-të, kurse vetëm dy minuta më pas është zëvendësuar nga Mario Balotelli. Me rezultat 1:0 ka përfunduar pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Balotelli shënon për 2:0 (min 60), duke treguar formë të lartë që nga transferimi nga Manchester City në afatin e janarit.

Më këtë fitore, Milani tash ka 51 pikë, dy më pak se Napoli në vendin e dytë, respektivisht tetë më pak se Juventusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button