BE filloi kontrollin mbi eksportin e vaksinave kundër Covid-19, Ballkani Perëndimor do të kursehet nga ky vendim

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se do të vendosë kontrolle mbi eksportet e vaksinave të koronavirusit të prodhuara në bllok mes një mosmarrëveshje mbi furnizimet e reduktuara. I ashtuquajturi mekanizëm i transparencës lejon anëtarët e Bashkimit të mos miratojnë eksportin e vaksinave nëse kompania që i prodhon ato nuk përputhet me marrëveshjet ekzistuese me BE.

“Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve tanë është një përparësi dhe sfidat me të cilat përballemi tani nuk na lënë asnjë zgjedhje,” thanë nga Komisioni Evropian.

Vendimi do të prekë më shumë se 100 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Ai nuk do të zbatohet për vaksinat e destinuara për iniciativën Kovaks, si dhe eksportet në Zvicër, Norvegji, Izrael, Ballkani Perëndimor dhe Afrika e Veriut, transmeton Sdk.mk.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është midis atyre që e kanë kritikuar masën, duke thënë se kjo do të kishte një efekt shkatërrues në botë. Bashkimi Evropian pretendon se kjo është një skemë e përkohshme, jo një ndalim. Sipas rregullit të ri, prodhuesit e vaksinave do të duhet të aplikojnë për një leje eksporti jashtë BE.

Kjo vjen pasi Komisioni Evropian hyri në një mosmarrëveshje me kompaninë Britanike-Suedeze AstraZeneka, e cila njoftoi se shpërndarjet e vaksinave do të zvogëloheshin për shkak të problemeve në një nga fabrikat në Evropë. Prandaj, Komisioni Evropian sot njoftoi marrëveshjen konfidenciale që ka me “AstraZeneka” për të konfirmuar se nuk e përmbushi premtimin.

BE ka kritikuar gjithashtu Pfizer për dështimin për të dhënë sasinë e rënë dakord të vaksinave deri në fund të marsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button