Tetovë, Teuta Arifi e la të hapur mundësinë për të kandiduar edhe për një mandat

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot në një konferencë për shtyp e la të hapur mundësinë për tu kandiduar për së treti herë për postin e kryetares së komunës, ajo tha se në qoftë se një gjë të tillë do të ja kërkonte partia, nuk do të kishte thënë jo, shkruan Portalb.mk.

Arifi theksoi se aktualisht Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke realizuar disa analiza për të zgjedhur kandidatët e ardhshëm për zgjedhjet lokale, e njëjta shtoi se asnjëherë nuk ka thënë jo kur i është kërkuar diçka e tillë nga partia.

“Për mua është e rëndësishme të plotësoj detyrimet të cilat i kam marrë si punë për këtë mandat, e kam të rëndësishme të punoj dhe ti realizoj të njëjtat. Në lidhje me kandidimin, partia i kryen analizat e veta, faktikisht është punë e partisë të vendose se kush do të kandidoje. Unë asnjëherë nuk kam thënë jo, kur më është thënë se jam kandidati më i mirë për të fituar zgjedhjet. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar, megjithatë në lidhje me obligimet kam detyrë ti përfundoje këto përgjegjësi si kryetare” tha Teuta Arifi.

Ndryshe, në tetor të këtij viti përfundon mandati i dytë i kryetares aktuale të kësaj komune, Teuta Arifi. Rrjedhimisht, në mesin e këtij muaji është paraparë të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button