VMRO tërheq listat për kandidat të Kërçovës dhe Strugës

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbajnë mbledhjen urgjente në të cilën shqyrtohet propozimi i koalicionit të VMRO-së për ti tërhequr listat tani më të dorëzuara të kandidatëve për këshilltarë komunal në Komunën e Strugës dhe Kërçovës. 

“Ja sa nuk e kemi filluar mbledhjen dhe do të diskutojmë për këtë propozim” konfirmoi për Portalb, nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi.

Më këtë dhe konfirmohet bashkimi i VMRO dhe LSDM-së për këto komuna me qëllim që të fitojë kandidati maqedonas.

Sipas marrëveshjes, LSDM do të mbështesë përfundimisht kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Blagoja Despotoski në Kërçovë.  Dy partitë maqedonase do të garojnë me listë të përbashkët këshilltarësh.

Marrëveshja është arritur që për Strugën të garojnë bashkërisht VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja bashkë me partnerët e tyre të koalicionit, duke mbështetur kandidatin për kruetar dr.Vlladimir Koçoskin.

Koalicionet mes partive maqedonase, por edhe në rastin tjetër mes partive shqiptare dëshmojnë edhe njëherë problemet e thella të karakterit ndëretnik në Maqedoni vlerësojnë analistët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button