BDI hapi shtabin në Gostivar

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), hapi shtabin zgjedhor në pjesën qendrore të Gostivarit. Rinia e BDI-së në këtë shtab do të zhvillojnë aktivitete zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Në hapjen e shtabit të pranishëm ishin Shefi i Shtabit komunal zgjedhor, Adnan Jashari, deputetja Dëshira Imeri, kandidati i BDI-së, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bartësi i listës për këshilltar komunal, Nasir Musliu si dhe kandidatë tjerë për këshilltar nga lista e BDI-së. 

Para të pranishmëve kandidati Nevzat Bejta, tha se katër vitet e fundit në Gostivar ishin vite prapambeturie. 

“Qytetarët na presin me kënaqësi, sepse e dinë se errësira nga Komuna e Gostivarit do të largohet me ardhjen e BDI-së dhe do ta kenë dritën e merituar. Qytetarët i numërojnë ditët e fundit të udhëheqjes aktuale të Gostivarit. Në ditët e fundit të qeverisjes së tyre, mundohen të bëjnë diçka edhe pse kishin katër vite në disponim. Mundohen ti gënjejnë qytetarët duke u dhuruar orë matës për ujin, mundohen tani ta pastrojnë qytetin, pra në gjashtëmbëdhjetë ditët e fundit të mandatit të tyre. Tani përpiqen të bëjnë ndriçim publik. .E dashur rini. Kaluan katër vite, një rrugë e Gostivarit nuk u pastrua. Katër stinë dimërore kaluan, rrugët e Gostivarit nuk u pastruan, sepse thoshin se gjithë gostivarasit janë BDI.  Këtu nuk kanë gabuar, vërtet gjithë Gostivari është BDI”, tha Bejta. 

Para të pranishmëve folën edhe bartësi i listës së këshilltarëve, Nasir Musliu, Selim Çerkezi, kandidat për këshilltar komunal, shefi i Shtabit, Adnan Jashari dhe deputetja Dëshira Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button