Shumicës së vendeve të varfra do t’ju nevojiten disa vite për imunizim masiv kundër Kovid-19

Shumica e vendeve të varfra nuk do të arrijnë të bëjnë imunizimin masiv kundër kovid-19 të paktën deri në vitin 2024, ndërsa disa të tjera asnjëherë nuk do të mund ta bëjnë, thonë analizat e reja, duke shtuar se kjo do të çojë në një ndarje tjetër të madhe globale në vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ka gjasa ta bëjnë vaksinim masiv deri në fund të këtij viti, i cili përfshin jo vetëm grupet prioritare dhe të rrezikuara, por edhe pjesën tjetër të popullsisë. Sipas grupit hulumtues Economist Intelligence Unit, ato do të monitorohen nga vendet e tjera të zhvilluara deri në mesin e vitit 2022, ndërsa shumica e vendeve me të ardhura të mesme do të arrijnë imunizimin e plotë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Në të njëjtën kohë, 84 vendet që bien në grupin e të varfërve nuk do të marrin vaksina të mjaftueshme për të paktën katër vjet të tjera, me çka efektet e pandemisë globalisht do të ndihen deri në mesin e kësaj dekade. Kjo do të përcaktojë ekonominë globale, peisazhin politik global, udhëtimet, pothuajse gjithçka”, tha Agate Demarez, e cila përgatiti raportin e organizatës.

Ajo shton se edhe pse vaksinat e para kundër covid-19 u miratuan në fund të vitit 2020, për shumicën e vendeve, fundi i përhapjes së sëmundjes është larg të paktën edhe një vit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebrejesus së fundmi tha se bota është në prag të dështimit kaotik moral për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave deri më tani.

“Mbi 40 milion doza janë dhënë në rreth 50 vende deri më tani, shumica e të cilave janë të pasura ose mesatarisht të pasura”, tha Gebrejesus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button