Taylor Swift dëshiron duet me Eminemin

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, thotë se ajo dëshiron që të bëjë një duet me reperin legjendar, Eminem.

 Krijuesja e hitit “I Knew You Were Trouble” ka pranuar se ajo është fanse e flaktë e Eminem, që njihet për hitet e tij të shumta.

“Askush nuk dëshiron të më dëgjojë duke bërë hip hop, por unë do të këndoja refrenin për dikë. Unë do të nënshkruaja për këtë në sekondin e parë kur do të ma ofronin. Unë e dua hip hopin, e dua Eminemin”, ka thënë bukuroshja. 

Lajme të ngjashme

Back to top button