Policia merr në bisedë 10 persona të involvuar në incidentet e protestave

Policia e Maqedonisë duke u bazuar në xhirimet e marra nga mediat për incidentet nga fundjava e kaluar ka identifikuar rreth dhjetë persona të cilët sot paradite dhe mbrëmë janë ftuar në bisedë informative.

Për pesë prej tyre, kumtoi sot MPB-ja, ekzistojnë dyshime se janë involvuar në incidentet e së premtes, ndërsa të tjerët në incidentet që kanë ndodhur të shtunën.

Tre nga personat janë minorenë.

Në këtë moment, personat janë vendosur në stacione policore dhe me të gjithë ata po zhvillohen biseda.

Pas dokumentimit të tërësishëm, në konsultim me Prokurorin kompetent publik, kundër të gjithë për të cilët ka mjaftë dëshmi do të procesuohen kallëzime adekuate, theksojnë nga MPB.

Ndërkohë, policia bën me dije se ndjek me vigjilencë thirrjet në Facebook për protestat e paralajmëruara këtë fundjavë. 

Njëkohësisht, vazdhojnë apelet për ndërpritje të dhunës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button