Maqedoni: Apele kundër dhunës

Vazhdojnë apelet për ndërpritjen e dhunës në Maqedoni.

Në frymën e parimeve demokratike, mbi të cilat mbështetet shoqëria e jonë, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë etnike dhe grupet religjioze në Parlament, sot apeloi të ndërpriten manifestimet e dhunës, mosdurimi i ndërsjellë dhe jotoleranca ndëretnike.

Nga Komisioni potencojnë se toleranca ndërfetare dhe ndërkulturore çdoherë ka qenë dhe duhet edhe me tej të jetë themel i jetesës sonë të përbashkët.

“Religjioni çdoherë ka qenë akt i respektit të ndërsjellë dhe marrëdhlnies madhështore ndaj Zotit dhe religjionit ndaj tjetrit, ndërsa rruga si vend për qërrim hesapesh është vetëm degradim dhe shkelje e parimeve themelore të njeriut. Të mos lejojmë që marrëdhënia ekstreme dhe jotolerante ndaj gjërave pa nevojë të shkaktojnë turbulencë dhe konflikte të panevojshme ndëretnike dhe ndërfetare, të cilat mund të kenë pasoja të mëdha, posaçërisht ndaj jetes së fëmijve tanë të cilët janë ardhmëria e jonë”, thuhet në kumtesë.

Për qetësimin e tensioneve dhe ndërprerjen e incidenteve, bëri thirrje edhe policia, OJQ-të, BFI, SHBA-ja dhe BE-ja.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button