Komuna e Aerodromit në fshatin Lisiçe do të ndërtojë terene golfi me sipërfaqe 15 hektarë për 2.5 milion euro

Në pjesën rurale të komunës Aerodrom, përkatësisht në fshatin Lisiçe do të bëhen terene golfi si pjesë e projektit “Aerodrom, komuna e parë me emblemë evropiane”. Terenet do të jenë në sipërfaqe prej 15 hektarë, ndërsa për ndërtimin dhe lëshimin e tyre në funksion nevojiten 2,5 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Nga komuna Aerodrom paralajmërojnë që ky projekt mund të realizohet për dy vite, përkatësisht në vitin 2023, Shkupi dhe shteti për herë të parë do të fitojë kompleks golfi, që është kërkesë shumëvjeçare e federatës së golfit.

“Arritëm të gjejmë hapësirë të përshtatshme, përkatësisht tokë e cila deri tani është shfrytëzuar si deponi e egër. Kjo hapësirë është adekuate për terene të këtilla. Hapësirën do ta gjelbërojmë, nuk ka gjasa në të ardhmen të shndërrohet në parcelë ndërtimore për objekte, ndërsa gjithashtu do ta rregullojmë dhe do ta zhvillojmë këtë sport”, thotë Aleksandar Georgievski, shef i kabinetit të kryetarit të komunës Aerodrom, Zllatko Marin.

Njëra pjesë e mjeteve për këtë projekt, siç sqaron Georgievski, do të sigurohen përmes Bashkimit Evropian nëpërmjet grantit për turizëm rural, ndërsa pjesën tjetër do ta kërkojnë nga kompanitë vendase.

“Ideja është që 30 firmave t’u ofrojmë reklamim një periudhë të caktuar në terenin e golfit, ndërsa si kompensim të investojnë nga 50.000 euro. Me këtë do të sigurojmë 1,5 milionë euro për ndërtimin e tereneve, ndërsa pjesën tjetër në shumë prej një milion me grant për zhvillim rural”, shton Georgievski.

Me terenet do të ekonomizojë komuna, përkatësisht ndërmarrja publike për projekte zhvillimore me rëndësi lokale, që do të jetë i pari i këtij lloji te ne.

Komuna Aerodrom ditën e kaluar e prezantoi projektin “Aerodrom, komuna e parë me emblemë evropiane”, që parasheh program për punë katërvjeçare, me të cilin në vitin 2025 do të bëhet komuna e vetme me standarde evropiane në vend. Janë paralajmëruar njëzet projekte për mjedis jetësor të pastër, jetë urbane cilësore dhe zhvillim të pjesëve rurale të komunës, të cilat përveç me mjete buxhetore do të realizohen edhe me mjete e grante nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button