OJQ-të dënojnë dhunën dhe huliganizmin

Shtatëmbëdhjetë organizata dhe shoqata joqeveritare sot para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia”, e dënuan dhunën dhe huliganizmin që janë në rritje kohët e fundit në vend.

Sipas tyre, politika e gabuar e institucioneve është shkak për rritjen e ndarjeve ndëretnike. Ata dërguan një notë proteste deri te partitë politike që t’i japin fund akuzimeve të ndërsjella dhe shmangies së përgjegjësisë për tensionet ndëretnike dhe në vend të kësaj t’i përdorin të gjitha mekanizmat për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. 

Është shumë e rrezikshme që nacionalizmi dhe marrëdhëniet ndëretnike të keqpërdoren për realizimin e interesave të ngushta partiake në kontekst të zgjedhje lokale, apelojnë nga OJQ-ja “Civil”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button