7 marsi, USHT nderoi mësuesit dhe veteranët e arsimit shqip

Me rastin e festës së “7 Marsit” ditës së mësuesit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, me një akademi solemne ka nderuar mësuesit dhe veteranët e arsimit shqip. 

Me këtë rast rektori i USHT-së Vullnet Ameti tha se USHT-ja, u bashkohet qindra aktiviteteve në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për t gjithë mësuesit  të cilët gëzojnë respektin më se të merituar.

 “Ne drejtuesit e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën amtare, mësimdhënësit dhe punonjësit shkencorë, studentët dhe stafi administrativ, për jetë të jetëve duhet t’u jemi mirënjohës dhe të përkulemi me respekt para prijatarëve të kësaj vepre të madhe, sidomos rektorit të parë, profesor Fadil Sulejmanit, tani më të ndjerë, dhe dhjetëra profesorëve që nuk janë më në mesin tonë, por vepra e tyre do ta ndriçojë përgjithmonë rrugën tonë të dritës, diturisë dhe progresit në të ardhmen” – deklaroi rektori Vullnet Ameti.   

Profesori i Katedrës së Historisë në USHT Zeqirja Rexhepi, duke e lexuar referatin për ditën e mësuesit mes tjerash theksoi se sot shqiptarët me krenari përkujtojnë 7 Marsin e vitit 1887, ku pikërisht në këtë datë, në Korçë u hap shkolla e parë shqipe.

Mësues dhe drejtori i parë i të cilës ishte Pandeli Sotiri. Ndërsa sot në Shkollën Fillore të Fshtatit Gajre është shpalosur Pllaka përkujtimore e mësuesit të parë në gjuhën shqipe në Tetovë Azem Marana.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button