Kimete Agai, arsimtarja e parë: Jo çdo kush mund ti thotë vetës arsimtarë!

Kimete Agai, është njëra ndër arsimtaret e para shqiptare të Shkupit e cila iu përkushtua vlerave rrezatuese të arsimit kështu duke hedh dritë mbi arsimimin e shumë gjeneratave shqiptare të Maqedonisë.
 
Arsimtari do të duhej të çmohet shumë, por jo çdo kush mund të jetë arsimtarë. Ne jemi dëshmitarë të asaj në Fakultetin Pedagogjik, regjistrohen nxënësit më të dobët, a në fakt duhet të jetë e kundërta, sepse bazën një fëmijë e merr në arsim fillor, kështu tha Kimete Agai, arsimtarja e parë shqiptare nga Shkupi e cila tanimë është në pension.
 
‘Kam qenë në arsim fillor si arsimtarë e më vonë në shkollën e lartë pedagogjike ku prodhoheshin arsimtarët, fatkeqësisht i dobët është arsimi. Unë për arsimtar do ti zgjidhja njerëzit të mos jem vulgare, por me llupë do të zgjidhja, jo gjithkush mund të jetë arsimtarë, ai duhet të ketë edhe prirje, dashuri ndaj fëmijëve…Studentët që përgatiten për arsimtar duhet të zgjidhen me kritere më rigoroze. Tash e kemi shkollën e lartë, në kohën kur unë punoja në shkollën e lartë pedagogjike në grupin klasor ku përgatitej cikli i arsimit të ulët më vjen keq pa ndonjë përbuzje aty vinin nxënësit që kishin krye shkollat e mesme me sukses të mjaftueshëm’ tha Agai.
 
Por si është arsimi sot e si ka qenë dikur?
 
‘Nuk nënçmoj unë arsimtarët, jo se na mungojnë arsimtarë të dëshiruar, por vetvetiu arsimi te ne në përgjithësi nuk trajtohet si duhet, ndërsa është baza kryesore e çdo gjëje. Nëse flas për gjeneratën time, si normaliste e parë, e kam dashur shumë detyrën dhe e kam kryer me dinjitet dhe dashuri të madhe’ tha ajo.
 
Problemi tjetër është edhe dominimi i politikës në arsim, që e dëmton atë edhe më shumë.
 
‘Udhëheqësit nëpër shkolla jo të gjithë janë të merituar por zgjidhen sipas pozitave apo përkatësive politike, thënë hapur. Vetë udhëheqësi i shkollës duhet të jetë i arsimuar mirë që ta ndjejë të arsimuarin. Mungojnë këshilltarët pedagogjik, po të koncentrohemi konkretisht tek shkollat tona ne ende shohim se kemi shkolla gati të shembura, kemi klasë me mbi 30 apo 40 nxënës të cilëve arsimtari kurrë s’mund tu bëjë ballë që të punojë sa duhet e si duhet’ tha Agai.
Kam qenë në arsim fillor si arsimtarë e më vonë në shkollën e lartë pedagogjike ku prodhoheshin arsimtarët, fatkeqësisht i dobët është arsimi. Dhe ne duhet të jemi shumë të brengosur për gjeneratat që dalin, sepse ajo ndihet më pas në shkolla të mesme në fakultete…, dyshaxhit e treshaxhit, nuk e them me përbuzje se mund të ndodh edhe jo fort i miri të bëhet inxhinier shumë i mirë apo diçka tjetër por jo edhe arsimtar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button