Pavle Trajanov: Të publikohen dhe të ndëshkohen organizatorët e protestave

Partia e deputetit Pavle Trajanov, Lidhja demokratike, kërkon nga institucionet shtetërore t’i publikojnë organizatorët e protestave të dhunshme dhe t’i ndëshkojnë ata, dhe njëkohësisht i fton qytetarët që të mos marrin pjesë në protesta. 

Lidhja demokratike insiston për sjellje të përgjegjshme dhe të urtë, si dhe për veprim preventiv të të gjitga partive politike, organizatave joqeveritare, bashkësive fetare, mediumeve dhe qytetarëve në përgjithësi. 

“Protestat me dhunë nuk mund të jenë mjet për realizimin e interesave politike, etnike ose fetare. Kjo është e papranueshme dhe prandaj kërkojmë aktivitete dhe masa energjike, efektive dhe të koordinuara nga të gjitha institucionet shtetërore, duke e përfshirë edhe sistemin gjyqësor. Organizatorët e këtyre protestave të dhunshme përpiqen të fitojnë pikë politike, duke ndezur konflikt ndëretnik, me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin, paqe dhe zhvillimin normal të jetës”, thuhet në reagimin e Lidhjes demokratike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button