Georgievski: Qeveria investon vetëm në kryeqytet
Nëse analizohen realizimet e pushtetit në Koçanë për këto katër vite, rezultatet do të jenë shumë të këqija. Momentalisht investimi i vetëm i Qeverisë është në Shkup, ndërsa për qytetet tjera nuk kanë interes.
Këtë e deklaroi mbrëmë kryetari i VMRO-Partisë popullore, Lubço Georgievski, duke shtuar se miliona euro janë përqendruar në kryeqytet, ndërsa në Maqedoninë lindore rezultatet janë të këqija, që rezulton me shpërnguljen e qytetarëve.