Boas: Interi, klubi më i madh në EL

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, është i vetëdijshëm se skuadra e tij do të ndeshet me njërin nga klubet më të mëdha të mbetura në Europa League, Inter, ndërsa ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij që të mos pranojnë gola në terren vendas.

Të enjten mbrëma, Spursat janë nikoqirë të Nerazzurrëve në White Hart Lane për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Evropës dhe trajneri portugez kërkon mbrojtje të fortë.

“Është një ndeshje e madhe dhe një javë e rëndësishme për klubin, kemi zhvilluar disa ndeshje të mëdha dhe duam të vazhdojmë të kemi sukses”.

“Do ta marrim me seriozitet, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Ne po përballemi me ekipin më të madh të përfshirë në 1/8 e finales”.

“Nuk duam të pranojmë gola, duam t’i shmangim dhe të kemi avantazh për në Milano. Duam të jemi të mirë siç kemi qenë”, ka deklaruar Villas-Boas

Lajme të ngjashme

Back to top button