UEFA nis procedurat disiplinore ndaj United e Ferguson

UEFA njoftoi se ka nisur të shqyrtojë sjelljen nga ana e Mancester Junajtid pas humbjes ndaj Real Madrid në Old Traford. Qeveria europiane e futbollit i deklaroi të hapura procedurat disiplinore në lidhje me kartonin e kuq për Nanin, por në këtë proces është përfshirë edhe Sër Aleks Ferguson.

Tekniku i Djajve të Kuq, shumë i irrituar për vendimin e arbitrit Kynejt Çakër, refuzoi të dilte para mediave pas ndeshjes, duke nxjerrë asistentin e tij Majk Felan.

Me këtë vendim Ferguson ka shkelur rregullat e UEFA-s, ndërkohë që asnjë lojtar i Junajtid nuk ndaloi për të folur në zonën mikse në përfundim të takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button