Të shtunën mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit

 
Të shtunën, më 9 mars,do të mbahet konventa promovuese e Rufi Osmanit dhe kandidatëve për këshilltarë për komunën e Gostivarit nga rradhët e RDK-së.
 
Para qytetarëve të Gostivarit Rufi Osmani bartësi i listës Afrim Iljazi dhe kandidatët për këshilltarë komunalë nga radhët e RDK-së, do të shpalosin Platformën zgjedhore për komunën e Gostivarit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
 
Në të njëjtën konventë, do të promovohen edhe kandidati për kryetar komune i Vrapçishtit të koalicionit RDK-TDP, Dr. Jusuf Hasani dhe bartësi i listës së RDK-së, Irihan Ebibi.    
 
Konventa promovuese do të mbahet në Sallën sportive “Rinia” në Gostivar, me fillim në ora 17:00.
 
Rilindja Demokratike Kombëtare, fton simpatizuesit e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit, të marrin pjesë në këtë Konventë.

Lajme të ngjashme

Back to top button