RDK hapi shtabet zgjedhore në Komunën e Vrapçishtit

Në prani të qindra aktivistëve, në fshatrat Gradec, Dobërdoll dhe Sanakos, mbrëmë me solemnitet modest u hapën shtabet zgjedhore të RDK-së për komunën e Vrapçishtit.

Kandidati I koalicionit RDK-TDP, dr. Jusuf Hasani dhe bartësi i listës së RDK-së për këshilltarë të komunës së Vrapçishtit, Irihan Ebibi shpalosën pjesë të platformës zgjedhore të RDK-së për zgjedhjet e radhës.

“Koalicioni RDK-TDP është një koalicion transparent dhe i natyrshëm i cili do të dalë fitimtar dhe do të sjellë mirëqenie për qytetarët e komunës së Vrapçishtit. Gjatë takimeve të shumta me banorët e fshatrave të ndryshme, të gjithë janë ankuar se Komuna e Vrapçishtit investon në fshatrat e tjera ndërsa në fshatin e tyre nuk ka investuar asgjë. Kjo flet qartë se në fakt strukturat aktuale komunale s ‘kanë investuar në asnjë vendbanim dhe në asnjë sferë”, nënvizoi mes të tjerash Hasani. Ai para të pranishmëve përsëriti mbështetjen e qeverisë turke, e sidomos të kryebashkiakut të Stambollit për komunën e Vrapçishtit.  “Meqë sonte jemi mbledhur vetëm për të hapur shtabet zgjedhore, detajet rreth investimeve konkrete të cilat do të bëhen pasi ne të qeverisim me komunën, do t’i shpalosim nëpër tubimet e radhës”, potencoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button