Prokuroria e Strugës filloi hetimin e rastit të djegies së flamurit bullgar në Vevçan

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka hapur lëndë në lidhje me shkrimet në media të caktuara se gjatë mbajtjes së Karnevalit të Vevçanit është djegur flamuri i Bullgarisë.

“Lënda është hapur me qëllim që të shqyrtohet ekzistimi i veprës penale cenim i imazhit të një shteti të huaj sipas nenit 181 nga Kodi Penal”, kumtoi prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Ajo i ka dhënë urdhër SPB Strugë që të vërtetojë identitetin e autorit të veprës, si dhe të identifikojë personat e tjerë të pranishëm në ngjarje.

Njëkohësisht, pas urdhrit të prokurorit publik, do të sigurohen incizimet eventuale nga kamerat në të cilat është regjistruar incidenti, ndërsa do të ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se, dje në ditën e fundit të karnavalit të Vevçanit, flamuri bullgar u dogjën bashkë me maskat e tjera.

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angel Angellov i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për shkak të informacioneve se në Vevçan është djegur një flamur bullgar, gjatë së cilit, policia shpërndau njerëzit që ishin mbledhur për zhvillimin e karnavalit, nga organizimi i së cilës u tërhoq edhe Komuna këtë vit – për shkak të situatës me koronavirusin.

Për demarshin, në Facebook, informoi ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Me rastin e raportimeve të mediave për flamurin e djegur bullgar në fshatin Vevçan të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i porosita ambasadorit bullgar në Shkup, Angellov, të shprehë para Qeverisë së RMV-së protestën tonë të fortë kundër këtij akti vandal. Ambasadori Angellov tashmë i ka dërguar një demarsh të mprehtë verbal Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV”, shkroi Zaharieva.

Mediat bullgare nuk raportojnë më shumë detaje në lidhje me rastin që shkaktoi demarsh verbal nga Sofja në Shkup, përveç se gjatë karnevalit vjetor në Vevçan është djegur flamuri bullgar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër, dënoi djegien e flamurit bullgar në karnavalin në Vevçani, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për reputacionin e vendit.

“Tradita shekullore nuk guxon të rrezikohet përmes aktiviteteve që nënçmojnë ose fyejnë popuj, shtete, në veçanti fqinjë tanë. E dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnevalin e Vevçanit, akt që jo vetëm se e prishë renomenë e Karnevalit, por dëmton edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ndërkohë për djegien e flamurit bullgar në Vevçan reagoi edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan është e papranueshme dhe e dënueshme. Mes fqinjëve është i nevojshëm ndërtimi i besimit, mirëkuptimit dhe respektit”, tha Presidenti Pendarovski.

 

Ndryshe, tensionet nëpërgjithësi midis dy vendeve kanë filluar menjëherë pasi Maqedonia e Veriut mori dritën jeshile për fillim të negociatave me BE-në. Disa muaj pas këtij lajmi të mirë Bullgaria filloi të shprehë pakënaqësitë që i kishte kundrejt Shkupit, e që kishin të bënin kryesisht me historinë dhe gjuhën maqedonas, por jo rrallë nga ana e Bullgarisë përmendej si pengesë nxitja e urrejtjes ndaj popullit bullgar nga pala maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button