Nëse ka vullnet nga ana e komunave dhe presion nga shteti, deponia e parë rajonale do të fillojë të ndërtohet në vitin 2021

Duhe të zbatohen disa aktivitete të rëndësishme, në mënyrë që në vitin 2021 të fillojë procedura për ndërtimin e deponisë së parë moderne rajonale në vend, për rajonin e planifikimit lindor dhe verilindor. Hapi i parë që duhet të kompletohet nga të gjitha komunat në këto dy rajone është që këshillat komunalë të sjellin vendim për krijimin e një Ndërmarrje Publike ndër-rajonale për menaxhim të mbeturinave, të quajtur “EKO LINDOR-VERILINDOR”, me seli në Komunën e Shën Nikollës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Më parë, këshillat e të gjitha komunave vendosën të shfuqizojnë dy kompanitë “Deponia lindja” dhe “Eko zona”, të cilat fillimisht u krijuan si ndërmarrje publike ndër-komunale për menaxhimin rajonal të mbeturinave për secilin rajon veç e veç. Në të njëjtën kohë, pas kësaj, kryetarët e të gjitha komunave morën vendimin për krijimin e një ndërmarrje të re publike të përbashkët në të dy rajone, por filtri i fundit përmes të cilit duhet të kalojë janë këshillat komunal.

“Është paraqitur Aplikim i reviduar IPA për zgjedhjen e një kompanie që do të ndërtojë qendrën rajonale (deponi dhe stacione transferimi) në Delegacionin e BE-së në 18.08.2020 dhe është dorëzuar në Bruksel për aprovim. Dosja e reviduar e tenderit pritet të paraqitet deri në mars 2021, ndërsa marrëveshja me ofertuesin më të favorshëm të nënshkruhet në tetor 2021, me të cilën në realitet do të fillojë ndërtimin. Kushti i Brukselit është themelimi i ndërmarrjes sepse në fakt është shfrytëzuesi fundit ”, informon për“ Meta.mk ”Zhivka Mihajllova, udhëheqëse e Shërbimit Profesional të Bordit Ndër-Komunal të Menaxhimit të Mbetjeve në Rajonin e Planifikimit Lindor dhe udhëheqëse e repartit të Inspektimit në Komunën e Probistipit.

Projekti për gjithë sistemin e menaxhimit rajonal të mbetjeve financohet me grantet e Bashkimi Evropian në vlerë prej rreth 40 milion euro. Deri më tani, ka përfunduar procedura për përzgjedhjen e ndërmarrjeve që do të pastrojnë dhe mbyllin deponitë ilegale në të dy rajonet, për të cilat një kompani është zgjedhur për të operuar në rajonin e planifikimit lindor dhe verilindor.

“Aktualisht, është në rrjedhë procedura për zgjedhjen e një kompanie që do të mbikëqyrë punimet dhe pas përfundimit të procedurës, do të fillojë kryerja e punimeve në terren (fillimi i vitit 2021)”, informoi Zhivka Mihajlova.

Siç shton ajo, tashmë është kryer sigurimi dhe shpërndarja e automjeteve të reja moderne për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave për të gjitha komunat në rajonin e lindjes dhe verilindjes. është zgjedhur ofertuesi më i favorshëm për sigurimin e 3,923 kontejnerëve për të gjitha 18 komunat, të cilat do të përdoren për hedhjen e mbeturinave, por edhe për selektimin e tyre.

Përndryshe, deponia rajonale për të dy rajonet do të ndërtohet afër fshatit Meçkuevc, komuna e Shën Nikollës. Përveç vendndodhjes afër Meçkuevcit, sistemi rajonal do të përbëhej nga gjashtë stacione transferimi të mbeturinave në Berovë, Makedonska Kamenicë, Koçan, Shtip, Rankovcë dhe Kumanovë. Në këto gjashtë komuna do të kishte impiante të vogla për kompostimin e mbetjeve të kopshteve, ndërsa në këto vende do të mblidheshin mbeturina të përziera dhe të veçuara, siç janë mbeturinat e ndërtimit, gjësende prej metali, mbetje të rrezikshme komunale (ngjyra, ilaçe, mjete pastruese) dhe mbetje të rënda (dyshekë, orendi, qilima, etj.).

Qëllimi kryesor i këtij sistemi është që përzgjedhja e mbeturinave të fillojë nga amvisëritë dhe ndërmarrjet, të vazhdojë brenda stacioneve të transferimit, ndërsa në impiantet e ardhshme pranë Meçkuevcit të kryejë seleksionimin dytësor dhe riciklimin e mbeturinave. Vetëm mbetjet e pa riciklueshme pritet të përfundojnë në deponinë e ardhshme rajonale, e cila do t’u shërbente rreth 370,000 banorëve dhe do të ketë një kapacitet total prej 900,000 metra kub mbeturina.

Projekti kapital do të zgjidhte problemin e deponive ilegale në të dy rajonet, do të rrisë kapacitetin për mledhjen e mbeturinave nga të gjithaamvisëritë dhe ndërmarrjet në këtë pjesë të vendit dhe qëllimi përfundimtar është ruajtja e mjedisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button