Opozita vazhdon protestat, nesër bllokon rrugët në qendër të Shkupit

Koalicioni opozitar maqedonas, “Aleanca për të ardhmen” ka paralajmëruar për nesër vazhdimin e protestave si dhe bllokimin e udhëkryqeve më të frekuentuar në Shkup, njoftoj sot në një konferencë për shtyp nënkryetari i LSDM-së Goran Georgiev.

“Do të bllokohen kryqëzimet në rrugët “Partizanska” para Simpos, ura “Goce Delçev “” pranë Qeverisë dhe para “Tutunska Banka” te rampa e vjetër”, tha Georgiev.

– Ne jemi të vetëdijshëm se këto bllokime mund të shkaktojë shqetësim dhe ankth në mesin e qytetarëve, por duke pasur parasysh se bëhet rezistencë kundër regjimit, bëjml thirrje për durim dhe mbështetje për protestat, u shpreh Georgiev.

Përveç bllokadës së protestës në tre kryqëzimet në mbrëmje në Shkup ,marshi i opozitës nesër do të organizohet në Kumanovë.

Georgiev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetar, tha se opozita do të marrë pjesë eventualisht nëse ka ndonjë takim liderësh.

“Ne në çdo konferencë shtypi, në çdo deklaratë kemi kërkuar që të ulemi në tryezë, për të arritur një dialog politik, në mënyrë që  vendi të dalë nga kriza politike dhe për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare”, tha nënkryetari i LSDM-së. /portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button