PLD: Gruevski ka bërë dhe diçka, prandaj kërkon sigurim

Partia Liberal-Demokrate ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës i ndryshimeve të Ligjit për Qeverinë, me të cilat parashihet që krahas shoferit dhe makinës zyrtare, kryeministri pas mbarimit të mandatit të ketë edhe gjashtë rojtarë, të cilët do t’i zgjedhë vetë, por me shpenzimet e shtetit.  

PLD ka pyetur Qeverinë dhe kryeministri Gruevski se cila është arsyeja e propozimit të këtyre ndryshimeve ligjore, që në Kuvend janë depozituar nga deputetët e VMRO-DMNE-së, Ilija Kitanovski dhe Aleksandar Nikolovski.

“Në situatë kur opozita është e nxjerrë jashtë në mënyrë brutale nga Kuvendi,  në procedurë parlamentare futet pak para pauzës dhe fushatës për zgjedhjet lokale, ndryshimet e Ligjit për Qeverinë. Me këto ndryshime, kryeministri kërkon shofer, makinë zyrtare dhe gjashtë rojtarë për sigurinë e tij personale, të cilët do t’i zgjedhë vetë”, thuhet në reagimin e PLD-së.

PLD ka theksuar më tej se nëse merret parasysh koha dhe kushtet kur sillet ligji, është e logjikshme të konstatohet se Gruevski po përgatitet të largohet nga funksioni, porse “ka bërë dhe diçka dhe prandaj kërkon sigurim”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button