Shkarkohet njeriu i parë i antikorrupsionit, ka vepruar jashtë autoritetit të tij

Nesër prtitet Parlamenti ta shkarkojë kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Voislav Zafirovoski. Në arsyetimin e vendimit thuhet se Zafirovski shkarkohet për shkak se ka tejkaluar autorizimet që i takojnë ligjërisht si kryetar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. 

Shkelja konsiston në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së Këshillit të Prokurorëve për dhënien e mendimit nëse kandidati për prokuror, Naser Hajdini, njëherësh anëtar i Këshillit të Prokurorëve, ka konflikt interesi apo jo gjatë pjesëmarrjes në konkursin për tre prokurorë publikë, i shpallur në shkurt të vitit të kaluar. 

Zafirovski nuk e ka vënë në rend të ditës kërkesën e Këshillit të Prokurorëve, por në vend të saj i ka dorëzuar Komisionit mendimin e tij personal me të cilën i lejohet pjesëmarrja në konkurs anëtarit të Këshillit të Prokurorëve. Seanca në Kuvend fillon nesër nga ora 11. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button