Bosnja hetime të reja për aksidentin e ish presidentit Boris Trajkovski

Qeveria boshnjake do të rinis një hetim të ri në lidhje me aksidentin ajror ku humbi jetën ish presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski në vitin 2004, njoftojnë mediat boshnjake.

Këshilltari i ministrit për qarkullim dhe komunikacion Omer Kuliç njoftoi se pret vetëm nënshkrimin formal të Ministrit Damir Gaxhiç, për të rinisur hetimet.

Kuliç njofton se arsyeja e rihapjes së hetimit janë faktet e reja që ofroi Qeveria e Maqedonisë në lidhje me aksidentin në fjalë.

Në këto hetime do të marrin pjesë edhe ekspert gjerman, anglez dhe amerikan.

Në fatkeqsinë e 26 shkurtit të vitit 2004 ku avioni i presidentit u aksidentua në Mostar humbën jetën të gjithë antarët e stafit të kabinetit të presidentit të cilët bashkë me presidentin udhtonin për një takim zyrtar ne Mostar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button