Shkup: dy të lënduar rëndë në aksident automobilistik

Në ndeshje direkt mes veturave ‘Mercedes’ dhe ‘Polo’, mbrëmë dy persona janë lënduar rëndë.
Në aksident ka pësuar edhe një semafor.

‘Mercedesi’ është drejtuar nga shkupjania M.R. ndërsa ‘Polo’ nga D.L(37).

Sipas policisë fatkeqësia ka ndodhur në orën 18 e 15 minuta në udhëkryqin mes  rrugëve ‘Arradhat partizane dhe ‘Revolucioni i tetorit’ në Shkup.

Të lënduarit gjenden për mjekim në Qendrën urgjente./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button