Nxënësit nesër në shkollë

Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme prej nesër fillojnë me mësim në gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2012/2013.

Nxënësit këtë pushim dimëror kanë pushuar plotë 20 ditë.

Në fund të këtij viti mësimor do të mbahet vetëm matura shtetërore, sepse MASH-i edhe këtë vit e prolongoi testimin ekstern-projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i mësimdhënësve përmes kontrollimit të diturisë së të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. 

Prolongimi bëhet për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit, i cili akoma është në përgatitje. 

Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në testimin ekstern provues./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button