‘Ringjallet’ DR-ja !

Shërbimi për informim i DR njohton se me vendim të gjykatës Themelore Shkupi II  me numër pp nr. 17/12 të datës 16.01.2013 kjo parti riregjistrohet në regjistrin e partive politike në Maqedoni duke vazhduar kështu aktivitetin  e saj politik. 

Me këtë DR hedh poshtë të gjitha ato dezinformata dhe shpifje për  gjoja  fshirjen e kësaj partie nga regjistri i subjekteve politike  që u plasuan kohëve të fundit nga disa mediume  të manipuluara dhe që kanë qëllime të kundërta me misionin e vërtetë  të gazetarisë –  informimin  e drejtë dhe objektiv të qytetarëve. 

DR njohton gjithahstu se  ajo vazhdon pregaditjet intensive për zgjedhjet lokale të këtij viti .  
Shërbimi për informim  i  DR 

Lajme të ngjashme

Back to top button