Klubet shqiptare ‘dashurojnë’ futbollistët sërb, anashkalojnë shqiptarët

Ekipet shqiptare të futbollit në Maqedoni dhe Shqipëri tashmë e kanë shëndrruar në një trend aktivizimin e futbollistëve sërbë në ekipet e tyre. Sërbizimi i futbollit shqiptar paraqet një dukuri të rrezikshme për talentët vendor të cilët nënvlersohen ndoshta nga njohësit jo të mirë të lojës së futbollit.

Meritë e futbollistëve cilsorë ose fiksim i ekipeve shqiptare ?

Kjo është dilema që shqetëson një numër të konsiderueshëm të sportdashësve shqiptarë të cilët shprehen të habitur me vlerësimin e madh që ju bëhet futbollistëve sërbë nga klubet shqiptare në Maqedoni por edhe në Shqipëri.

Ashtu siç e din edhe opinioni sportiv në vendin tonë tashmë prania e futbollistëve sërbë në ekipet shqiptare është një realitet dhe një fenomen që po merr hov të madh.

Thuajse nuk ka skuadër shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri që në radhët e ekipeve të tyre të mos ketë prezent dy apo më shumë futbollistë sërbë, të cilët aktivizohen me këto klube ku paguhen dhe vlersohen lartë nga drejtuesit. 

Njëri ndër futbollistët shqiptar më me renome në Maqedoni, Arben Nuhiu i cili ka luajtur në të dy kampionatet respektive, vlerëson se këto veprime të ekipeve shqiptare janë të pakuptimta dhe të dëmshme për futbollistët e rinj shqiptar.

“Eshtë fatkeqsi për futbollin shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni që ekipet nuk u japin hapsirë dhe mundësi talentëve shqiptarë, por krijojnë besim dhe u japin mbështetje futbollistëve të huaj, e veçanërisht atyre sërb qe kohët e fundit vërtet janë shtuar shumë në klubet tona . Ky fenomen është shumë i theksuar në Shqipëri dhe fatkeqsisht po merr përmasa edhe në Maqedoni. Un jam dëshmitar i këtij fenomeni”.

“ Gjatë aktivizimit tim në Shqipëri kur luaja me Elbasanin në ekip kishim edhe lojtar sërb, vërtet ishte për tu habitur respekti i drejtuesve të klubit ndaj tyre edhe pse nuk behej fjalë për ndojë futbollist cilsor. Nuk e kuptoj, ndoshta apasionoheshin vetëm nga gjuha ose nga fakti se ata flisnin ndryshe”, thotë për Portalb Arben Nuhiu

Nuhiu thekson se nuk dëshiron që të përziej sportin me politikën por e keqja është se sërbët nuk janë më të mirë por përkundrazi 

“Nuk jam kundër ndonjë talenti që meriton dhe që është i dobishëm për klubin, qoftë ai edhe sërb, port e ofrosh në klub futbollistë të nji niveli të tillë që i ke plotë nëpër qytetet shqiptare atëherë kjo me të vërtetë dëshmon një anashkalim të padrejtë ndaj futbollistëve tonë. Sot ka shumë lojtarë shqiptarë të cilët jetojnë me futbollin dhe kanë ngelur pa aktivizim, klubet shqiptare dhe kryetarët e tyre duet të veprojnë më me përgjegjsi në këtë drejtim. Unë ju garantoj se shqiptarët janë më të mire dhe kërkojnë shumë më pak parav vetëm duhet vullnet i mire dhe ti jepet fund këtij fenomeni të padobishëm dhe të dëmshëm”, tha Arben Nuhiu.

Siç duket klubet shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri nuk janë në dijeni të faktit se talentët shqiptarë po vlersohen jashtëzakonisht nëpër kryeqendrat Evropjane të futbollit madje duke nxjerrë futbollistë të nivelit të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Admir Mehmedit, Blerim Xhemaili dhe shumë të tjerë, këto ekipe ofrojnë mundësi për futbollistët sërbë duke dëmtuar kështu talentet e vendit të tyre, ndërkohë që asnjë futbollist shqiptar nuk aktivizohet në ndonjë skuadër në kampionatin sërb. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button